E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedri Hamza zgjidhet kryetari i PDK-së

PRISHTINË, 17 nëntor/ATSH/ Delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës ia kanë besuar një mandat në krye të partisë Bedri Hamzës.

Hamza mori votat e shumicës të delegatëve, derisa nuk kishte asnjë votë kundër.

Fillimisht, kryesuesja e konventës së PDK-së, Vlora Çitaku ka konfirmuar se deri tani ka pranuar nënshkrimet për vetëm një kandidat për kryetar të partisë.

Çitaku më pas ia ka dhënë fjalën Hamzës, i cili tha se sot nuk ka humbës por vetëm fitues, që është PDK.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›