E Shtunë, 31 Tetor 2026

Befasi në Australia Open, eliminohen Federer dhe Vozniaki

SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:17

Serbi Novak Xhokoviç e mposhti fituesin në fuqi në tre sete (7-6, 7-5, 6-4); ndërsa për femra, kinezja Li Na ka bërë surprizën duke eliminuar numrin një (3-6, 7-5, 6-3)

Gjysmëfinalet e Australian Open kanë regjistruar surprizat e para të mëdha, pasi numri dy i botës për meshkuj Roxher Federer dhe numri një i botës për femra Karolin Vozniaki i kanë thënë lamtumirë turneut të parë Grand Slam të vitit. Federer është eliminuar nga tenisti serb Novak Xhokoviç, i cili ka fituar 3-0 me sete (7-6, 7-5, 6-4). Pas këtij suksesi, Xhokoviç do të përballet në finale me spanjollin David Ferrer, i cili eliminoi numrin një të botës, Rafael Nadal.

Surprizë edhe në turneun Australian Open për femra, pasi Li Na ka eliminuar numrin një të botës Karolin Vozniaki për të hyrë në histori si tenistja e parë kineze që do të luajë në finalen e një turneu Grand Slam. Li mundi tenisten daneze 2-1 me sete (3-6, 7-5, 6-3), duke zhvilluar një ndeshje me të vërtet mbresëlënëse. Megjithëse humbi setin e parë, tenistja kineze përmbysi gjithçka në dy setet e tjerë, duke arritur një objektiv historik në karrierën e saj. Në finalen e Australian Open, Li Na do të përballet me tenisten belge Kim Klajsters, e cila siguroi kualifikimin pasi mundi lehtësisht në dy setet (6-3, 6-3) numrin dy të botës në tenisin për femra, rusen Vera Zvonareva. Kjo është hera e dytë që Klajster arrin finalen e Australian Open, ndërkohë që më parë e ka fituar atë në vitin 2004. Ndërkohë, turneu australian i këtij viti do të jetë i fundit për ish-numrin një të botës Xhastin Henin, pasi tenistja belge ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti. 28-vjeçarja, e cila ka fituar 7 tituj Grand Slam në karrierën e saj ka bërë të ditur se shkak për vendimin është një dëmtim në gju, që edhe më parë e ka mbajtur për një kohë të gjatë jashtë fushave të tenisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›