Befasia francezeNga “Wall Street Journal”Javën e kaluar pamë një nga gjërat më të rralla – përunjësinë publike të një politikaneje. Kur Franca, së bashku me Gjermaninë, raportoi një rritje ekonomike për tremujorin e dytë të paparashikuar, ministria f
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Befasia francezeNga “Wall Street Journal”Javën e kaluar pamë një nga gjërat më të rralla – përunjësinë publike të një politikaneje. Kur Franca, së bashku me Gjermaninë, raportoi një rritje ekonomike për tremujorin e dytë të paparashikuar, ministria franceze e financave, Christine Lagarde, e quajti rikthimin te rritja ekonomike “shumë të habitshme”. Imagjinoni – një ekonomi globale kryesore ndalon rënien, pa paketa stimuluese miliarda dollarëshe apo reforma të mëdha dhe një politikane nuk nxitohet të mburret për arritjen.
Politikanët nuk e rrisin ekonominë si një bahçe me perime, dhe arsyet e rritjes ekonomike në ekonominë globale janë po aq të panjohura për klasën politike sa janë edhe për ne të tjerët. Zonja Langarde, e cila ka kaluar dekada në sektorin privat, ka mundësinë më ta madhe se shumë të tjerë për ta vlerësuar këtë fakt. Një rritje 0.3 për qind vetëm në një tremujor nuk është kushedi çfarë për Francën e Gjermaninë, duke e ditur që ekonomia e BE pati rënie me 0.1 për qind në të njëjtin tremujor.
Por, në një kohë kur politikanët në gjithë botën janë të dëshpëruar për ndonjë shenjë rritjeje ekonomike, është kënaqësi të dëgjosh ministren përgjegjëse për ekonominë franceze të thotë të vërtetën për rritjen ekonomike. Rritja ekonomike është pasojë e miliona vendimeve të marra nga miliona njerëz për faktin se çfarë do të prodhojnë, blejnë dhe shesin. Politikanët mund të ndikojnë te gjithë këto vendimmarrje, sidomos duke rritur ose zvogëluar incentivat për të prodhuar, punuar e shpikur. Por ata nuk mund t’i kontrollojnë ekonomitë e sotme multi-miliarda-dollarëshe, megjithëse atyre u pëlqen të marrin meritat kur gjërat duken mirë.
Franca miratoi një paketë stimuluese modeste në fillim të vitit. Por Franca dhe Gjermania nuk pranuan të miratonin paketa stimuluese të mëdha si SHBA, dhe sipas fakteve të tanishme, kufizimi fiskal nuk duket se i ka dëmtuar mundësitë e ringritjes.
Rritja modeste e një tremujori mund të zhduket lehtë me një llogaritje të mëvonshme të të dhënave ose me rënien pasuese, kështu që do të ishte gabim për të trumbetohej me të madhe. Por habia e sinqertë e zonjës Lagarde për rritjen ekonomike të Francës është një leksion për homologët e saj.