“Meta do jetë në qeveri dhe do drejtojë partinë”Nga TemaIlir Meta do të mbajë një post ministror, por do jetë dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një zyrtar i LSI, Edmond Haxhinasto, që së bashku me Petrit Vasilin kanë marrë përsipër të
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Meta do jetë në qeveri dhe do drejtojë partinë”Nga TemaIlir Meta do të mbajë një post ministror, por do jetë dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Një zyrtar i LSI, Edmond Haxhinasto, që së bashku me Petrit Vasilin kanë marrë përsipër të gjitha daljet publike të kësaj partie, tha se akoma nuk ka një datë për negociatat, por u shpreh optimist se gjërat do realizohen në kohë. Ai shtoi se Meta do të vijojë përgjegjësitë e tij si kryetar, pavarësisht postit që do të marrë.
“Nuk ka akoma një datë, por sigurisht që negociatat do zhvillohen. Besoj se ka kohë të mjaftueshme, duke pasur parasysh dhe afatet kushtetuese që na e lejojnë këtë gjë. Gjithë kjo kohë do të përdoret në mënyrë efikase për të bërë negociatat përkatëse, dhe për të arritur ato objektiva politike dhe atë program të përbashkët që ne dëshirojmë të realizojmë,” tha Haxhinasto.
“Prioriteti kryesor që ne do të parashtrojmë në tryezën e negociatave, sigurisht janë të lidhura me ato prioritete që ne kemi paraqitur politikisht gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit,” vijoi më tej ai.
Haxhinasto tha se në negociata do të diskutohet dhe për prioritetet qeverisëse dhe buxhetin e ardhshëm.
“Në mënyrë absolute që në jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë dhe gatishmërinë tonë, në mënyrë që ato që do të jenë prioritete të përbashkëta qeverisëse të kenë dhe faturën buxhetore për t’i mbështetur në realizimin e tyre, sepse prioritete pa mbështetje buxhetore nuk mund të ketë. Duke përfituar nga rasti dua të vlerësoj që për herë të parë në prag-krijimin e kësaj qeverie të re nuk diskutohen vetëm portofolet ministrore që mban partia, por diskutohen prioritetet qeverisëse dhe kontributet e përbashkëta për hartimin e buxhetit që do të mbështesë prioritetet qeverisëse,” tha Haxhinasto.