Sandri, bisedë me Metën për qeverinë e reNga Antena brenda familjesSandri e ka mendjen tek Dhërmiu ku mendon se bëhet qeveria e re. Doktori ka një muaj aty bashkë me Ilir Metën, po duket se nuk u rrjedh asgjë për gojët e botës. Telashi më i madh ësht
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, bisedë me Metën për qeverinë e reNga Antena brenda familjesSandri e ka mendjen tek Dhërmiu ku mendon se bëhet qeveria e re. Doktori ka një muaj aty bashkë me Ilir Metën, po duket se nuk u rrjedh asgjë për gojët e botës. Telashi më i madh është për Sandrin. Gjithë bota e di se ai është duke bërë qeverinë dhe ai i shkreti nuk di asgjë se çfarë bëhet. E ka marrë disa herë Metën në telefon.
- ǒbëhet andej nga Dhërmiu mo burrë, na thoni ndonjë gjë?
- Asgjë flori, ja plazh këtu me doktorin. Kemi dhe Gramoz Ruçin, por ai s’ka punë me ne.
- Po ç’do bëhet me qeverinë, do hysh apo jo?
- Po ç’të them unë o flori, do hyj për të hyrë, puna është të hyjmë tamam. Po mirë duket puna.
- Po mo po, se fola dhe pak me doktorin, m’i tha ca gjëra, po thashë të të pyes njëherë, a je i kënaqur ti?
- Po i kënaqur jam o flori ç’të të them unë. Në qeveri do hyj, në Kuvend nuk shkoj. Rri të duroj ata legenat e Edi Ramës çdo ditë duke sharë aty…
- E di mo e di, se fola me doktorin, ma tha këtë. Bile më tha forcoje pak këtë grupin e Jozefinës në media, d.m.th pompoje, se grup ka një lesh ajo, janë ca k… ata. Mirë i thashë, po e pompoj unë, po pse na duhet? Sandër, na duhet shumë, tha. Na duhet me kriju idenë që Meta nuk shkon kryetar Kuvendi se nuk do me ikë Jozefina. E kupton vetë ti, s’ka lidhje kjo punë, por duhet ta forcojmë si grup. Më thuaj ca emra nga ata k…, i thashë, se s’di kë të fus në grup të saj. Se ç’më dha një Gëzim Dibra, s’e kisha dëgju kurrë, Paulin Sterkajn, pastaj më tha shto Rusmalin, Strazimirin, Olldashin. I thashë, mos mërziten këta? Jo mo jo, futi se s’thonë gjë ata, tha. I futa në ca gazeta sot, i q.. robt. S’di a e pe? Po shumë mirë bëhet kështu, dhe doktori dakord ishte.
- Tani, unë flori s’kam folë me doktorin për këtë punë, por e kam nda mendjen vet që s’do marr parlamentin, dua të marr një portofol ministrie.
- Po mo po, fola dhe me doktorin unë, dhe ai ashtu tha. Duhet të jetë në qeveri tha, se aty ngjall besim. Tani ç’të them unë, e di vetë ç’të kërkosh ti. Mua kjo e Rrugëve më duhet, o ti, o Lul Basha, se mu q… nëna me këtë Olldashin, s’po më hap rrugë për këtë kompaninë time.
- Po ç’kompani ke ti o flori?
- Kam marrë letrat e një italiani si Fahriu. Tani, ne miqtë e tu një stil kemi. I thashë dhe doktorit, Metës jepi Rrugët se i qan rrugët ai, i thashë. Nuk foli në fakt, po s’ma kundërshtoi. Dhe kur nuk e kundërshton, nuk është keq.
- Tani o flori çfarë të jetë kësmet. Akoma s’kam folur në fakt. Deri më sot dhe kur takohemi, flasim për Edi Ramën. Ka kuriozitet ta njohë si është si tip dhe i tregoj ndonjë skenë. S’kemi bërë ndonjë muhabet tjetër.
- Po mo po, e di, se më thotë çdo natë çfarë bisedoni, prandaj të them çfarë do të marrësh ti, se ja them dhe unë ndonjë gjë që s’ia thua dot ti.
- Po ç’të them unë o flori, ky është viti im tani. Çfarë të jetë kësmet. Ti e di, unë tre- katër vetë kam për të rregulluar nga partia dhe tre- katër miq jashtë saj. Katër ministri do t’i marr, kështu që s’kam ndonjë sherr.
- Po mo po se fola unë me doktorin, më tha katër ministri do t’i jap, s’ka problem, po thashë kë do ti të bësh ministër, se ajo as që diskutohet?
- Po unë këta kam o flori, ja kam këtë Petrit Vasilin, Haxhinaston, vetë, të shikojmë dhe për ndonjë nga këta të pakënaqurit.
- Po mo po, se fola unë me doktorin, këta më tha dhe ai, po thashë mos ke ndonjë ide tjetër se ia them unë.
- Mirë o flori, flasim kur të kesh kohë, se po iki tani se më ka thirrur për një kafe doktori. Do diskutojmë për këtë intervistën e Edi Ramës dhe këtë tezat e Ben Blushit. Të marr pastaj po ka ndonjë gjë.
- Po mo po, se më tha doktori që do pi një kafe me Metën tani, se sa më mori.
- Mirë flori, mirupafshim, tha Meta dhe mbylli telefonin.
Spartak Braho po e dëgjonte i habitur dhe i tha çfarë takimi kishte lënë me doktorin, që e dika dhe Sandri.
- Asnjë takim o Spartak, çfarë takimi, po ngaqë Sandri do të hiqet sikur flet me doktorin, unë ja bëj qejfin se doktori nuk është fare këtu sot.