E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj, ar dhe rekord mesdhetarpeshëngritësja Romela Begaj, përpos medaljes së artë në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshës 58 kg, vendosi edhe dy rekorde të njëpasnjëshme Mesdhetare: Një medalje ari, Shqipëria nuk e fitonte qysh nga Lojër

Shqipëria siguroi medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, që po zhvillohen në Peskara të Italisë, nga 26 qershori deri në datën 5 korrik, por të shoqëruar edhe me një arritje spektakolare, pasi peshëngritësja Romela Begaj, përpos medaljes së artë në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshës 58 kg, vendosi edhe dy rekorde të njëpasnjëshme Mesdhetare: fillimisht, 92 kg, e më pas duke çuar shtangën në 95 kg. Ylli i shtangës shqiptare për femra, 22-vjeçarja Romela Begaj, e nisi garën në stilin e shkëputjes me 92 kg, duke shkuar më pas në ngritjen e dytë, në 95 kg (një tjetër rekord ky). Në provën e tretë peshëngritësja që trajnohet nga mjeshtri me përvojë të madhe kombëtare e ndërkombëtare, Hektor Shaqiri, dështoi të tentativën për të çuar 98 kg e për të vendosur një rekord të tretë mesdhetar. Një medalje ari  Shqipëria nuk e fitonte në Lojërat Mesdhetare të “Latakia 1987”, aktivitet ku morëm pjesë për herë të parë e të kurorëzuar me 3 medalje ari. Në vend të dytë në këtë stil u rendit grekja Konstantina Lapu (92 kg) dhe në të tretin, turkja Ajlin Dasdelene (87 kg). Në këtë stil, peshëngritësja tjetër shqiptare, Fetije Kasaj, e cila u rikthye pas pezullimit dyvjeçar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, dështoi në tre provat, duke mos e kaluar peshën e shtangës 72 kg, e duke humbur kështu edhe mundësinë për të garuar në stilin e shtytjes.  Peshëngritësi Briken Calja, një nga gjashtë shtangistët shqiptarë që marrin pjesë në këtë aktivitet (3 femra dhe 3 meshkuj), fitoi medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes, duke regjistruar edhe medaljen e 11-të të argjendtë në shtatë edicione që Shqipëria ka marrë pjesë. Briken Calja ngriti 142 kg në stilin e shkëputjes në kategorinë 69 kg. Medaljen e artë në këtë stil e fitoi francezi Dabaya, i cili arrti të ngrinte 150 kg. Në stilin e shtytjes Calja ngriti 163 kg, po aq sa spanjolli i vendit të tretë Martin, i cili u rendit më mirë pasi kishte peshë trupore më të vogël. Calja u rendit në vendin e katërt. Sot, në konkurrim për Shqipërinë do të jetë peshëngritësi Erkand Qerimaj (në kategorinë 77 kg), një nga figurat më të mëdha të peshëngritjes shqiptarë në dhjetë vitet fundit.

Hendboll

Kombëtarja e hendbollit për meshkuj  humbi me rezultatin e pabesueshëm 48-5 me Algjerinë në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”. Gjithsesi, na ngushëllon fakti se kjo është hera e parë që që ajo merr pjesë. Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë kundër Francës (29 qershor, ora 14:00). Shqipëria bën pjesë në grupin A së bashku me skuadrat e Algjerisë, Francës dhe Serbisë, ku ndaj kësaj të fundit, pa dyshim që pritet një sfidë e nxehtë.  Përfaqësuesja e hendbollit drejtohet nga trajneri elbasanas Armand Çakalli.

Kanotazh

Andi Çuko dhe Edi Theka, të cilët arritën të futeshin në “ripeshkim” ditën e dytë të kanotazhit të Lojërave Mesdhetare “Pescara 2009) në garën me varkë dyshe për meshkiuj, edhe pse realizuan një kohë më të mirë se ditën e parë, nga 8:12.42 në 7:26.48, u eliminuan nga vazhdimi i garës. Medaljen e artë për meshkuj e fitoi dyshja franceze, Shardë Zhërmen dhe Doria Mortelete (6:37.80). E dyta doli Greqia dhe në vendin e tretë, Sllovenia.

QITJE
Arben Kuçana zuro vendin e 13-të në garën pistoletë nga distanca 50 metra për meshkuj. Shqiptari grumbulloi gjithsej 533 pikë (seritë e goditjeve: 94, 83, 90, 88, 91 dhe 87). Vendin e parë në ketë garë e arriti spanjolli Karrera me 566 pikë në total.

Futboll
Shqipëria U-20 humbet me Tunizinë

Edhe pse trajneri i Shqipërisë U-20, Artan Bushati, u shpreh entuziast para ndeshjes për një rezultat pozitiv me Tunizinë, ka ndodhur e kundërta. Janë kuqezinjtë tanë ata që janë mundur me rezultatin 2-1. Golin e vetëm të Shqipërisë e shënoi 19-vjeçari i talentuar i Flamurtarit, Ardit Shehaj. Shqipëria do të luajë të hënën kundër Spanjës (29 qershor) dhe shanset për të vazhduar më tej janë shumë të pakta.

E Diele, 28 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›