Skenaret e reja të Realit
Madrid - Kush e ka radhën? Florentino sigurisht që nuk rri duarkryq. Bleu Kakà dhe Ronaldon brenda javës duke patur një skuadër aspak për t’u nënvlerësuar. Gjithsesi, paratë nuk janë të palimituara dhe një ekuilibër taktik në skuadër nevojitet që ç’ke me të. Jo më kot zërat për blerjen e David Vilës vijnë e sfumohen çdo ditë.
Sepse ka shumë arsye: Me Kaka e Ronaldo, Reali nuk mund të hedhë më shumë se një sulmues në fushë. Rauli, ikona e ekipit qëndron (23 gola këtë sezon=jo keq për një plakush), Higuain që këtë vit kaloi sezonin e tij më të mirë edhe si golashënuesi më i mirë i ekipit dhe se Huntelar e Roben nuk janë për t’u nënvleftësuar.
Domethënë Reali mendon të blejë për mesfushë e poshtë. Pëlqehet Xabi Alonso për gjeometrinë në fushë, gjë që Diarra e Gago s’mund ta bëjnë, dhe një mbrojtës i mirë në qendër përkrah Pepes dhe alternativë mund të jetë Alvesh i Portos dhe Albiol i Valencias.
Pastaj duhet menduar edhe për shitjet, jo vetëm për buxhetin, por edhe për të pakësuar lojtarët në dispozicion. Liga Spanjolle lejon deri në 25 lojtarë. Reali do detyrohet të heqë dorë prej shumë lojtarësh dhe të shumtë do të jenë ekipet që do mundohen të peshkojnë lirë: të mirë ka me bollëk, p.sh., Robben, Van der Vaart, Sneijder, Drenthe, Mahamadou Diarra, Huntelaar ose van Nistelrooy.