E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj pret deputetin Kamberi, në fokus problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Presidenti bëri të ditur se në fokus të takimit ishin “problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, u shpreh Begaj.

Deputeti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi iu drejtua dje me një fjalë konferencës së ambasadorëve shqiptarë “Diplo 2025”.

Ai kërkoi që Shqipëria dhe trupa e saj diplomatike të ndikojë në sensibilizimin sa më të madh të pozitës së vështirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›