E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëhet Barbi për 800.000 dollarë dhe pak brinjë

Kukulla Barbi nuk është vetëm një krijim në plastikë, ekziston me të vërtetë. Në fakt është arritur me pak mundim, por u arrit. Një modele 21-vjeçare realizoi ëndrrën e fëmijërisë, duke e shndërruar pamjen e saj në atë të një Barbi. Me vetëm 800 mijë dollarë. Madje, disa nga detajet e operacioneve të saj plastike I ka postuar edhe në YouTube. I është dashur të heqë disa brinjë për të bërë një bel shumë të hollë, si atë të një kukulle, por për të sakrifica ia vlente. Valeria Lukyanova nga Rusia thotë se është femra më e famshme në internetin ruso-folës. Format e saj aq perfekte, njëlloj si kukulla Barbi, kanë provokuar reagime të ndryshme në ueb. Disa thonë se vajza nuk duket e shëmtuar, por qesharake. Të tjerë e cilësojnë të pamundur këtë arritje. Disa mendojnë se ajo i ka punuar fotot me photoshop. Megjithatë versione të pamjes së saj pa tualet të fortë tregojnë se ngjashmëria me Barbin është e pamohueshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›