Bëhet gati salla e transplantit të veshkave
Salla e ndërhyrjes së madhe, transplantit, është bërë gati. Rikonstruksioni i infrastrukturës për të realizuar operacionin më të përfolur për pak kohë do të ketë përfunduar edhe pjesën e ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të masave të rrepta të higjienës që nevojiten në këtë mjedis.
Për sa i takon transplantit të parë, mendohet të realizohet në qershor. Ndërhyrja do të realizohet nga mjekë shqiptarë me asistencën e mjekëve italianë. Ndërsa më pas operacionet e tjera do të bëhen vetëm nga mjekët shqiptarë, duke lënë pas ndihmën e homologëve italianë. Sipas parashikimit, transplanti duhet të bëhej këtë muaj, në prill, por plotësimi i kushteve dhe infrastrukturës duhet të jetë i përpiktë, ashtu siç e kanë kërkuar mjekët e huaj, që po ndihmojnë Shqipërinë në këtë fushë. Një vit më parë, një prej mjekëve më të mirë të kirurgjisë në rajonin e Pulias kërkoi nga shëndetësia shqiptare, qeveria dhe madje edhe nga Presidenti, që të marrin seriozisht standardet e vendosura nga ata për realizimin e ndërhyrjes më të përfolur. Sipas tij, çdo gjë duhet të jetë e përkryer në kohën kur të realizohet transplanti i parë: korridoret duhet të jenë me drita, s‘duhet të mungojë asgjë dhe higjiena duhet të jetë maksimale. 500 mijë euro janë vendosur në dispozicion vetëm për blerjen e aparaturave për realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale. Ky fond shërben për blerjen e aparaturave të nevojshme për Laboratorin e Imunologjisë në QSUT, të cilat do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për dhuruesin e veshkës dhe pacientin, si dhe pajisje të nevojshme për sallën e kirurgjisë, për kryerjen e operacionit. Më e rëndësishmja për procesin e realizimit të transplantit të veshkës është sjellja e një aparature të veçantë EKO-je, e cila vëzhgon deri në imtësi ndërhyrjen kirurgjikale që do të realizohet te pacienti.