Onkologjiku, një muaj pa ilaçe kimioterapie
Onkologjiku nuk ka ilaçe për të sëmurët. Në pavijonin ku trajtohen sëmundjet e vështira, tumoret, nuk ka barna për të kuruar sëmundjen dhe as për të vazhduar ciklin e nisur të kimioterapisë. Për rreth një muaj, pacientët me sëmundje të vështira, që duhet të ndjekin mjekimin e posaçëm në shërbimin e onkologjikut, ose e kanë ndërprerë trajtimin, ose janë detyruar të blejnë me "miqësi" jashtë vendit barna me çmime tepër të shtrenjta. Konkretisht, në këtë pavijon mungon cisplatina dhe adriamincina. Këto janë dy medikamentet bazë për ciklin e kimioterapisë, trajtim mjekësor që lufton qelizat kanceroze. Ka kaluar plot një muaj që kur në spital nuk ka më asnjë mbetje të këtyre ilaçeve. Në këto kushte, të sëmurët janë detyruar të blejnë vetë barnat, ose të tjerët që s‘kanë mundësi, të presin sa të mbërrijë furnizimi. Vetëm një flakon me secilën prej tyre kushton mbi 10 mijë lekë të reja. Ndërsa protokolli i mjekimit për pacientët me tumore, sipas stadit të sëmundjes duhet të bëjnë kimioterapinë më shumë se 3 herë në javë. Një tjetër ilaç që blihet nga vetë pacientët dhe që mungon prej javësh në spital është edhe epibirubina. Ky medikament shton listën e mungesave që pasohet nga ecopodivi. Këto ilaçe shërbejnë për kimioterapi. Edhe këto të dyja janë barna të shtrenjta.
Mungesat
Gjatë kësaj kohe mungesash në spital, personeli mjekësor ka zbatuar të njëjtën zgjidhje. Ilaçe alternative, pra terapi të zëvendësuar me ilaçe të tjera. Zëvendësimi i skemës së mjekimit është bërë pjesë e punës në këtë pavijon, që më shumë s‘ka ilaçe, se sa ka. Edhe pse vit pas viti thuhet që fondi i citostatikëve, ilaçe me të cilat trajtohen të sëmurët kancerozë, është zgjeruar, vakumi në këtë pavijon sa vjen e zgjerohet. Zëvendësimi i terapisë nuk jep efekte të njëjta dhe as nuk sjell përmirësimin e kërkuar.
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, për sa kohë që të mos kenë përfunduar procedurat e tenderave. "Këto ilaçe nuk mund të merren me blerje të vogla, pasi janë të shtrenjta dhe 300 mijë lekë nuk mjafton, ndërkohë që vetëm me anë të tenderit do të mund të bëhet furnizimi i plotë", deklaroi zyrtarisht zyra e shtypit në spitalin "Nënë Tereza". Sipas përfaqësuesve të spitalit, procedurat e tenderit do të përfundojnë shumë shpejt.
Ilaçet
Blerjet e vogla në spitale tashmë janë bërë procedurë pune. Kjo pasi nuk janë zhvilluar tenderat në kohë dhe kjo jo për faj të administratës së spitalit, por për moskorrektesë të firmave të paraqitura. Por jo vetëm për ilaçet. Edhe për një pjesë të aparaturave që janë prishur dhe kanë nevojë për kontratë servisi apo për blerjen e të rejave nuk janë kryer procedurat e tenderave. "Shkaku kryesor për mosrealizimin e këtyre procedurave të prokurimit ka qenë mospërmbushja e kritereve të vendosura nga autoriteti kontraktor prej shoqërive pjesëmarrëse.
Gjithashtu, paraqitja e ankesave nga disa shoqëri pjesëmarrëse për këto procedura prokurimi ka bërë që të pezullohet afati i këtyre procedurave të prokurimit dhe si pasojë e kësaj nuk është mundur që të realizohen në kohë këto procedura", ka sqaruar QSUT-ja.
Mungesat në onkologjik
Cisplatina
Adriamincina
Epibirubina
Ecopodivi
Karboplatina
Endocani
Ilaçe të tjera më pak të shtrenjta