Bëhet modele

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 14:05
Emma Watson ka nënshkruar kontratë për të punuar si modele!
Aktorja e Harry Potter – e cila së fundi ka marrë pjesë edhe në sfilatat e Style Icon dhe Elle Style – do të jetë modele e re e Lancome.
Emma do të jetë e para në kampanjën e marketingut të kësaj kompanie dhe thuhet se ka fituar një shumë të madhe parash për këtë.
“Jam shumë e lumtur dhe mezi pres të filloi xhirimet. Edhe pse nuk jam shumë e dhënë pas veshjeve dhe makijazhit kjo do të thotë që jam e dhënë shumë pas prodhimeve të Lancome, sidomos maskarave të tyre”, tha Emma.