E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen shitësit e balonave për “idetë perëndimore”

Shumë shitës pakistanez të balonave të Shën Valentinit përfunduan në burg pasi policia filloi një aksion nëpër rrugët e Islamabadit dhe arrestoi të gjithë ata që shisnin balona në formë zemre sepse po shpërndanin shpirtin e “festimeve perëndimore”- shkruan Daily Mail.

Shumica në Pakistan janë të shqetësuar për shkak të popullaritetit gjithnjë e në rritje të Shën Valentinit në mesin e tinejxherëve dhe studentëve. Opinioni konservativ nuk dëshiron që kjo “ide perëndimore” të bëhet pjesë e kulturës pakistaneze.

Disa grupe ekstremiste kërcënuan me dhunë të gjithë ata që festojnë Shën Valentinin. Nuk dihet nëse policia hoqi nga rruga shitësit e balonave për shkak të sigurisë së tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›