E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët sulmohen edhe nga kafshët!

Nuk dihet pse gazetari i rrjetit televiziv ESPN, Nick Huerto, i cili nga Peruja po raportonte shikuesit për futboll e zemëroi lamën e cila po kulloste qetë në prapavijë.

Por pa marrë parasysh se çfarë kishte ndodhur, lama e vogël vrapoi drejt gazetarit i cili nuk priti të shihte se çfarë kërkonte kafsha e zemëruar.

Në panik gazetari hodhi cadrën dhe iku nga lama e inatosur. Më vonë, gazetari edhe një herë u përpoq ta kryente punën e vet, mirëpo lama me siguri nuk donte që publiku amerikan të dëgjonte lajme sporti nga Peruja dhe sërish iu vërsul gazetarit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›