E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurimet e fondet QSUT Mungese ilacesh deri ne maj

/ /

Buxheti i ulet dhe vonesat me procedurat e prokurimeve publike jane dy shkaqet kryesore te kesaj situate. Gjithcka e pranoi dje gjate nje konference per shtyp drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku. Por ai dha garanci se po merren te gjitha masat qe te pakten paketat baze te ilaceve te sigurohen nga spitali. Jemi ne fazen qe po permbyllim percaktimin e te gjitha nevojave mbi bazen e nje studimi. Kuptohet qe procedurat jane te atilla qe kane afatet e tyre kohore. Besoj dhe shpresoj shume qe me nje preokupim me te mire te zgjidhim problemet deri ne fund te majit kur edhe tenderat do te realizohen tha Ivziku. Ai nenvizoi se spitali Nene Tereza mbulon me sherbim shendetesor 52 te nevojave edhe per rrethet. Ne keto kushte sipas Ivzikut fondet jane te pamjaftueshme. Mos harroni qe jane 62 sherbime unikale ne QSUT te cilat kerkojne vemendjen nga ne per sa i perket buxhetit dhe fondeve te alokuara qe duhen per to. Po ju them se do te duheshin me teper fonde. Ne planet e mia per kete vit eshte qe institucioni te jete i hapur sepse ketu ka shume mundesi dhe nje komunitet te tere donatoresh qe operojne ne Shqiperi te cilet jane burime per kapercimin e emergjencave qe mund te krijohen tha Ivziku. Ai kerkoi prokurime e procedura te shpejta per blerjen e barnave me qellim qe ato te mos mungojne ne pavijone. Sipas tij ne QSUT nuk do te kete mungese te ilaceve baze kete vit nese do te behet nje menaxhim me te mire te fondeve si dhe nje rritje te te ardhurave dytesore. Ivziku theksoi se  gjithmone vemendja kalohet ne ato raste kur kerkohen ilace te shtrenjta qe ka te beje me rrezikun e drejtperdrejte te pacientit. Ne konferencen e perbashket me Agjencine Rajonale te Mjedisit u vu theksi edhe tek mbeturinat spitalore. Sipas drejtorit te kesaj agjencie Afrim Tola shembullin e vendosjes se autoklavave ne QSUT duhet ta ndjekin te gjitha institucionet spitalore. Ne tashme u kemi kerkuar te gjitha spitaleve e materniteteve te marrin masat per tu pajisur me autoklava ne menyre qe te mos shkaktojne ndotje mjedisore. Per ato institucione qe nuk e respektojne kete rregull do te kete sanksione te forta nderkohe qe nje pjese e spitaleve apo klinikave private jane ne proces gjyqesor me ne tha  Tola. Kurse drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku e ka cilesuar kete si nje epoke te re te higjienes ne spitale pasi rritja e saj sjell minimizimin e infeksioneve spitalore.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›