E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami kushton 15 milionë funte

E ardhmja e Valon Behramit tek West Ham United mbetet ende e paqartë. Mundësitë që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane të rikthehet në Itali ekzistojnë, por nuk përjashtohet mundësia që ai ta vazhdojë karrierën në kampionatin anglez.

Sipas tabloidit britanik Sunday, Hammers planifikojnë ta shesin 24 vjeçarin, në rast se marrin ndonjë ofertë që i kënaq kërkesat e tyre – 15 milionë funte. Ndërkohë, mediat britanike të dielën shkruanin se West Ham dëshiron ta vazhdojë kontratën me përfaqësuesin zviceran, në mënyrë që kur ta shesë atë, të përfitojë sa më shumë para që të jetë e mundshme.

Për Behramin, i cili në vitin 2008 u transferua ën Angli nga Lazio për 5 milionë funte, Palermo nuk ishte e gatshme të paguante 15 milionë funte në janar, kështu që klubi sicilian pretendon që ta rikthejë atë në Serie A gjatë verës, me një çmim më të volitshëm.

Pronarët e rinj të klubit londinez, David Sullivan e David Gold, yjet që dëshirojnë të mbeten në ekip, do t’u zvogëlohen pagat. Kjo duket të mos i ketë pëlqyer ish lojtarit të Veronas dhe Genoas. Për këtë, në gatishmëri mbeten klubet e interesuara përpos Palermos, Roma, Juventus dhe Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›