Djersë, por në fund fiton Juventusi
Seria A
Juventus më në fund ka shënuar fitore. Skuadra torineze në krye me trajnerin e ri, Alberto Zakeroni, ka triumfuar ndaj Xhenoas me rezultat të ngushtë, por të merituar 3-2. Juventusi ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit. Qarkullimi i topit ishte në anën e bardhezinjve, por dhe rastet nuk mungonin. Ishte Marco Rosi ai që shënoi dy golat e Xhenoas (16’ e 45’). Amauri rikthehet pas një kohe të gjatë me një gol në minutën e 42-të. Aleksandro Del Piero në pjesën e dytë ishte njeriu që e vendosi fatin e takimit. Del Piero shënoi në minutën e 61-të për epërsinë e parë të bardhezinjve dhe golin e fitores në minutën e 78 me penallti.
#