E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel Etoo: Interi mund të fitojë gjithçka

Ambiciet

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se kampioni i Italisë, Interi, është në gjendje t’i fitojë të gjithë titujt, në kohën kur zikaltrit po përgatiten të sigurojnë titullin kampion të Italisë, por dhe për superduelin e javës së ardhshme me çelsin. Zikaltërve u nevojitet fitorja në San Paolo për të mbajtur të sigurt vendin e parë në Seria A, pasi Roma po afrohet shumë. Një rezultat pozitiv do të ndikonte dhe në moralin e zikaltërve edhe për ndeshjen ndaj çelsit. Eto’o e ka nisur dje nga pankina, pasi Murinjo ndjen që ai nuk është në formë të mirë fizike. Sigurisht, njeriu i quajtur “leopardi” do të paraqitet ndaj çelsit. “Ne e respektojmë çelsin, por nuk i frikësohemi. Unë dua të luaj në atë ndeshje, dhe natyrisht do të shënoj gol. Interi mund të fitojë gjithçka në këtë sezon: Titullin, Champions League dhe Kupën e Italisë”, përfundoi Eto’o.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›