E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, “non grata” në kombëtaren zvicerane

Mesfushori kosovar Valon Behrami nuk është ftuar në kombëtaren zvicerane për ndeshjen miqësore kundër Austrisë që do të zhvillohet më tetor. Arsyeja e lënies jashtë të futbollistit të Lazios është forma e dobët që ai ka treguar në ndeshjen e fundit me helvetikët përballë Japonisë dhe ku 22-vjecari kishte shkaktuar dy penallti ndërsa ishte fajtori kryesor edhe për një gol të tretë të pësuar nga Zvicra në humbjen me rezultatin 4:3. Behrami ishte sulmuar ashpër nga mediat zvicerane pas kësaj ndeshjeje dhe si duket nuk do të ketë të ardhme shumë të ndritshme me skuadrën që\ drejtohet nga Koebi Kuhn, pavarësisht se ky i fundit e ka quajtur vetëm të përkohshme mungesën e tij me kombëtaren zvicerane.
"Behrami është i lënduar dhe poashtu ka shprehur dëshirë të pauzojë pak. Normalisht pjesa e dytë kundër Japonisë ka qenë katastrofale për të. Por këtë ia kemi thënë në sy", ka thënë Kuhn për mediat zvicerane.
Behrami kishte pësuar një dëmtim në ndeshjen e së mërkurën përballë Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, por më pas është aktivizuar të dielën në ndeshjen që skuadra e tij e ka humbur nga Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›