Bizhdili: “Grupi, arma më e fortë e Besës”

Sokol Paja
Presidenti i ekipit të Besës së Kavajës, Nexhat Bizhdili ka thënë se ekipi që ai menaxhon është ekipi më i mirë që ka shqipëria sot, dhe nuk është rastësi suksesi i deritanishëm i ekipit verdhë e zi. Sipas Bizhdilit Besa e sivjetshme është një ekip shumë i fortë që dhe ka garantuar që suksesi i kavajasve sivjet nuk do të diskutohet. Investimi i madh në skuadrën që menaxhon por edhe dëshira e puna e mirë e trajnerit ,kanë sjellë këtë Besë magjike që po shohim në këto gjashtë javë kampionat. Deri tani ekipi i Besës së Kavajës nuk njeh asnjë humbje dhe vetëm një barazim me ekipin e Skënderbeut dhe kryeson me 16 pikë së bashku me Partizanin. Ekip kavajas më 20 tetor do të ketë mundësinë më të madhe që të marrë "arratinë" pasi do të përballet me ekipi e Dinamos dhe vetëm pas një jave do të ndeshen me Partizanin. Një pjesë e rëndësishme e suksesit të ekipit është edhe publiku i zjarrtë që e ka mbështetur fort ekipin. Sipas presidentit të Kavajasve " Besa ka një ekipi që shumica e lojtarëve luajnë prej shumë kohësh bashkë dhe në cdo merkato është ruajtur grupi i lojtarëve ekzistues dhe kjo e bën akoma më të rëndësishme suksesin e një skuadre". Besa është një ekipi që deri tani së bashku me Partizanin po tregojnë se e meritojnë etiketimin skuadër pretendonte serioze për titull kampion pasi deri tani kanë treguar se janë ekipe në formë dhe që mund të frikësojnë cdo kundërshtar. Edhe Dinamo nuk ngelet pas, pas asaj humbjeje aksidentale me Falmurtarin, me fitoren e Korcës, janë rikthyer frikshëm dhe mesa duket deri tani do të jenë këto tri skuadra që do të rivalizojnë të paktën në këto javë që po shohim deri tani. Duke përfituar nga ecuria e dobët e dy skuadrave që në letër ishin pretendente, Tiranës dhe Vllaznisë, ne po dëshmojë që suksesi do të arrihet nga ekipi i Besës , pasi jemi një ekip shumë solid dhe i vështirë për t'u mundur. Grupi i ruajtur dhe mëkatoja cilësore e kanë bërë ekipin të plotë dhe të fortë. " Ajo që shihet nuk ka nevojë për shumë komente, Besa është një ekip që meriton që sivjet të kurorëzohet kampione, pasi arritëm të fitojmë Kupën sezonin që sapo u mbyll, sivjet synojmë dhe luftojmë në të dy frontet pasi ekipi ka mundësitë dhe këtë po e tregon më së miri në këto javë kampionati,ku gjithcka është më së miri" ka përfunduar Bizhdili. Sipas presidentit "malorja" e vërtetë për ekipin fillon me dy ndeshjet ndaj Dinamos dhe Partizanit dhe ka shprehur besimin se edhe ato do të kenë fatin e Tiranës