Guxim shqiptari, Behrami kritikon presidentin

Lacio bëri një paraqitje të shëmtuar kundër Milanit kur humbi në shtëpi (1-5), duke vazhduar startin më të keq në Serinë, me vetëm një fitore në shtatë takimet e para, cka reflektoi edhe në braktistjen e ndeshjes nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito 15 minuta përpara pëfundimit të saj. Gjestin e tij mori guximin ta bentë një lojtar shqiptar (jo Igli Tare), kosovari me pasaportë zvicerane, Valon Behrami. "Unë nuk do ta bëja atë", - tha Behrami për të përditshme më të madhe sportive italiane "La Gazzetta dello Sport". "Ju keni gjithmonë nevojë t'i jepni një imazh të mirë shtypit, edhe nëse gjërat nuk janë duke shkuar mirë". Pritet që gjërat të mos shkojnë në të ardhmen mirë për Behramin, megjithatë anësori pranoi se ndeshja kundër Milanit, është një nga ato që duhen haruar shumë shpejt. "Duke parë sytë e trajnerit Delio Rosi ju mund ta kuptoni lehtësisht situatën, ishte ndeshja e tij më e keqe qyshkur drejon Lacion dhe ne ia bëmë akoma më të vështirë"-, shtoi 22-vjecari. "Ne bemë shumë gabime dhe nuk ishim të përqendruar. Gabimet ishin më shumë në mbrojtje më shumë se sa në sulm".