E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç nis sulmin numër 9 ne “strofkullën” e armikut

Në Shkodër, Oto Baric mungoi, por ndihmësit e tij, Sklavko Kovacic dhe Shpëtim Duro, barazuan me Slloveninë. Tashmë në gjashtë muaj më pas, Oto Baric është gati të sfidojë kolegun e tij Matjazh Kek, duke nisur përgatitjet në "strofkullën" e armikut të radhës, Sllovenisë Kombëtarja e futbollit nisi përgatitjet për fushatën anti-Slloveni, ndeshja e nëntë e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. Kuqezinjtë do të përballen, më 13 tetor 2007, në "Arena Petrol" (ora 20:45), me një nga rivalët direkt për vendin e katërt në Grupin G. Pas sistemit në hotel "Vita" në Dobrna, rreth 18 km, larg Celjes, futbollistët zhvilluan edhe stërvitjen e parë (ora 18:00) nën urdhrat e teknikut Baric dhe të ndihmësve të tij, Duro e Kovacic. Sot janë parashikuar dy seanca stërvitore, ndërsa të mërkurën, datë 10 tetor, do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore me skuadrën lokale "Velenja", një provë kontrolli ku Baric do të testojë edhe gjendjen e futbollistëve dhe formacionin e mundshëm anti-Slloveni. E shtuna është edhe dita e ndeshjes me Slloveninë, me të cilën barazuam në Shkodër pa gola, por që ndodhet në vendin e katër me një pikë më shumë se ne (10). Shqipëria pritet të luajë me dy sulmues në Celje, ku në vijën e parë priten të rreshtohen Erion Bogdani dhe Hamdi Salihi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›