E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogu mund të humbasë trajnerin

Ndërkohë që sulmuesi shqiptar Erion Bogdani u bashkua në Doberna me grupin tjetër të lojtarëve të thirrur nga trajneri Oto Baric për ndeshjen me Slloveninë, te klubi i tij në Itali, Livorno, situata po bëhet gjithmonë e më e tensionuar, dhe kthimi i tij pas dhjetë ditësh mund ta gjejë nën urdhrat e një trajneri të ri. Livorno ndodhet në vendin e fundit (ashtu si Energi Kotbus i Skelës në Gjermani) dhe zërat e fundit që po qarkullojnë kanë të bëjnë me shkarkimin e trajnerit Orsi, sidomos pas humbjes me Katanian, e pesta në shtatë javët e para të Serisë A. Për t'i hedhur poshtë zërat është detyruar të shprehet publikisht vetë presidenti i Livornos, Spineli. "Nuk shoh asnjë arsye se përse një person kaq i zoti si Orsi duhet të humbasë vendin e punës, aq më tepër që kundër Katanias na u mohua një penallti. Orsi është një person serioz", - tha Spineli, i cili shtoi ishte ankuar te Kolina për këtë fakt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›