E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mile: “Me Azerbajxhanin, sfidë për tri pikë”

Sokol Paja
Ndërkohë që Kombëtarja e Baricit përgatitet për ndeshejn me Slloveniën, ajo e Shpresave të Artan Bushatit, të premten nis grumbullimin për ndeshjen me Azerbajxahanin, njëherësh edhe e pesta për përfaqësuesen U-21 në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2009, finalet e të cilit do të luhen në Holandë. Një nga protagonistët e ekipit të drejtuar nga shkodrani Bushati është edhe sulmuesi i Dinamos, beratasi Vangjel Mile. Futbollisti i ekipit kombëtar Shpresa, Vangjel Mile, thotë se ekipi Shresa është një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tij dhe një trampolinë për të realizuar ëndrrën e tij më të madhe, të veshë dhe të luajë në ekipin kombëtar A. Mile, i cili luan në disa role si mbrojtës apo edhe sulmues, e konsideron thirrjen e Elis Bakajt dhe Andi Lilës, të ftuar së fundi nga trajneri Baric për ndeshjet me Slloveninë e Bullgarinë, si shembullin më të mirë për ta nxitur atë për të dhënë maksimumin me ekipin Shpresa. "Lila dhe Bakaj kanë bërë parqitje të shkëlqyera dhe arritën ta bindin trajnerin për një vend në Kombëtaren A. Këtë mundësi që e kam po e shfrytëzoj në maksimum dhe shpresoj si shokët e mi edhe unë një ditë të jemi gatshëm për ekipin kombëtar"- tha Mile. Më 17 tetor është edhe transferta e Azerbajxhanit dhe Mile është pjesë e listës "Bushati". "Jemi përgatitur shumë që të përsërisim ndeshjet e bukura me Kroacinë dhe Italinë, ku me të parën fituam bindshëm, ndërsa me Italinë edhe pse bëmë një lojë të mrekullueshme na ndëshkoi fati". Aktualisht ekipi ynë Shpresa, me 6 pikët e grumbulluara në katër takime ndodhet në pozita të kënaqshme. Ekipi ynë i 21-vjecarëve është ndeshur dy herë me ekipin italian në të cilin e ka humbur të dy takimet, ndonëse në takimin e luajtur në Durrës nuk e meritonin aspak të humbitnim. Lojtarët e Artan Bushatit kanë fituar me Kroacinë në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan dhe më Ishujt Faroe në po të njëjtin stadium. Në lidhje me sfidën e 17 tetorit përballë Azerbajxhanit Mile u shpreh: "Na pret një takim shumë i vështirë. Kundërshtari ka një skuadër që edhe Italisë i hapi shumë punë. Azerbajxhani është një skuadër kompakte dhe mjaft e përgatitur. Ne do të luftojmë për tri pikë edhe pse kemi përballë këtë kundërshtar të fortë sidomos në fushën e tij, ku do të zhvillohet edhe takimi". Në takimin që ekipi ynë Shpresa do të luajë në Azerbajxhan me dy mungesa të titullarëve të cilët u thirrën në kombëtare. Andi Lila dhe Elis Bakaj. Sipas Miles, i cili me shumë gjasa do të luajë si mbrojtës në këtë takim duke parë edhe mungesën e Lilës të thirrur në Kombëtaren A, Shqipëria do të kërkojë tri pikët me patjetër, megjithëse luajmë në transfertë". Beratasi i Dinamos ka thënë se rëndësi ka për ekipin kombëtar që të dali me pikë të paktën dhe të bëjë një paraqitje sa më të mirë. "Është shumë e rëndësishme që t'ia shpërblej trajnerit besimin që ma ka dhënë", - përfundon Mile. LISTA 1.Saimir Ujkani, Palermo 2.Enea Koliqi, Iraklis 3.Maringlen Shoshi, Apollonia 4.Erbim Fagu, Tirana 5.Ranato Arapi, Besa 6.Jetmir Sefa, Tirana 7 Gerhard Progri, Partizani 8.Gilman Lika, Vllaznia 9.Xhevahir Sukaj, Vllaznia 10.Vangjel Mile, Dinamo 11.Bledion Guga, Flamurtari 12.Emiljano Vila, Teuta 13.Erando Karabeci, Partizani 14.Enco Malindi, Partizani 15.Jozef Thana, Skenderbeu 16.Besmir Arifaj, Kastrioti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›