E Diel, 1 Nëntor 2026

Behrami, si Adriano, ylli i kompanisë “Nike” “Nike”, që është edhe sponsori zyrtar i Kombëtares shqiptare, përsa i përket veshjeve e materialeve sportive, ka nisur një fushatë të re ndërkombëtare reklamimi. Behrami është njëri nga 25 futbollis

Valon Behrami është shndërruar në një yll të reklamës ndërkombëtare. Kosovari pozon për fushatën e re të gjigantit amerikan të prodhimeve sportive “Nike” përkrah yjeve të tillë si tenisti spanjoll Rafael Nadal; mesfushori i Arsenalit, Sesk Fabregas; sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba dhe ai Interit, Adriano. 

“Nike”, që është edhe sponsori zyrtar i Kombëtares shqiptare, përsa i përket veshjeve e materialeve sportive, ka nisur një fushatë të re ndërkombëtare reklamimi. Behrami është njëri nga 25 futbollistët dhe sportistë të disiplinave të ndryshme e përzgjedhur me kujdes.

Fushata ka si shenjë dalluese atë të “fitores”, pra me dy gishta lart në “V”-je, një shenjë ndërkombëtare e përdorur për herë të parë nga ish-kryeministri anglez, Uinston Çurçill pas Luftës së Dytë Botërore.

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›