E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: “Vetëm Milani na fut frikën”“Pashë lojtarë me kualitete te ekipi i Tuentes (Marseja humbi 0-1). Por, edhe nëse i kemi kompromentuar shumë shanset e shpërdoruam ndeshjen e shtëpisë, nuk është e pamundur të mos kalojmë turin. Përveç M

Jashtë fushave qysh nga fillimi i vitit, Lorik Cana, nuk ka pasur akoma shansin për të luajtur në asnjë nga kompeticionet. As kundër Tuentes në Kupën UEFA dhe as dhe kundër Lë Mansit në kampionatin franceze, shqiptari nuk hyri në ndeshje.

“Unë shpresoja se do të luaja kundër Mansit, por rrethanat nuk më lejuan të luaja një pjesë kohe të kësaj ndeshje, fillimisht pas dëmtimit të Zhylien Rodriguez, e më pas sulmuesit që hynë në ndeshje me synimin për të zhbllokuar rezultatin.

“Shpresoj të luaj kundër Tuentes (në ndeshjen e kthimit), nëse trajneri do të ma kërkojë, nga fillimi i ndeshjes apo gjatë lojës, aq më mirë, kjo e fundit, pasi do të më lejonte të rigjeja ritmin”, - shprehu dëshirën e tij kapiteni marsejez, i cituar nga faqja franceze foot1.fr, i cili sheh si më të mundshëm aktivizimin e tij në ndeshjen kundër ekipit holandez.

“Pashë lojtarë me kualitete te ekipi i Tuentes (Marseja humbi 0-1). Por, edhe nëse i kemi kompromentuar shumë shanset e shpërdoruam ndeshjen e shtëpisë, nuk është e pamundur të mos kalojmë turin. Përveç Milanit, asnjë ekip nuk më shkakton frikë në këtë kompeticion (Kupa UEFA).

“Tani ne jemi outsajderit, por nga ana tjetër ne kërkojmë të kualifikohemi, edhe pse e dimë se kjo do të jetë shumë e komplikuar. Konteksti i ndeshjes do të jetë i ndryshëm, pasi jemi me një gol dizavantazh, por nga ana tjetër kemi fatin të kemi një ekip të aftë të shënojë në çdo fushë. Unë besoj te kualifikimi”, - tha për televizionin e klubit të Marsejës, Lorik Cana.

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›