E Diel, 1 Nëntor 2026

Kola – Sejdini kërkojnë kualifikimin Tirana e ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë, një trofe që i mungon nga viti 2006, kurse Elbasani e ka fituar atë vetëm 2 herë, në vitin 1975 dhe 1992. Në dy përballjet e këtij viti, Elbasani fitoi në fazën

Tirana mbërriti në finalen e humbur me Vllazninë (0-2) të edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë, pasi më parë kishte eliminuar në gjysmëfinale Elbasanin, në dy ndeshje me “pamje” diametralisht të kundërta: Tirana fitoi 3-0 në “Ruzhdi Bizhuta” dhe Elbasani fitoi 3-1 në “Selman Stërmasi”.

Dy skuadrat, të cilat u ndanë me një barazim të bardhë të shtunën e kaluar në kryeqytet, do të jenë sërish përballë njëra-tjetrës të mërkurën po në “Selman Stërmasi” në “raundin” e parë të çerekfinaleve.

Trajneri i Tiranës, Agustin Kola është i qartë për rëndëinë e takimit. “Ndeshja kundër Elbasanit është e vështirë. Kupa ka tjetër specifikë nga kampionati. Tirana nuk i trembet asnjë rivali”, - tha tekniku për mediat.

Në lidhje me aktivizimin e mbrojtësit Abraham, një ish-lojtar kampion me Elbasanin (2005-2006), trajneri bardheblu tha se dëmtimi i nigerianit nuk është i rëndë, por një vendim për aktivizimin e tij do të vendoset pak orë përpara fillimit të takimit.

“Kundër Elbasanit do të luajmë me formacionin më të mirë, pavarësisht se të dielën kemi një transfertë të vështirë në Lushnjë. Nuk kemi pse tolerojmë në Kupë. Tirana lufton për të dy trofetë”, - përfundoi Agustin Kola.

Tirana e ka fituar 13 herë Kupën e Shqipërisë, një trofe që i mungon nga viti 2006, kurse Elbasani e ka fituar atë vetëm 2 herë, në vitin 1975 dhe 1992.

Elbasani ka një bilanc negativ me bardheblutë në kualifikimet direkt: vetëm 4 të tilla, kundrejt 10 të Tiranës. Por, në kampin verdheblu optimizmi ekziston.

Në dy përballjet e këtij viti, Elbasani fitoi në fazën e parë (1-0) dhe barazoi para tre ditësh në takimin e fazës së dytë. Sejdini, i cili zëvendësoi në bankinë Mirel Josën, në dy sfidat e mëdha, ato kundër Vllaznisë e Tiranës, doli i pathyer.

“Po punojmë gjatë kësaj kohe të shkurtër për të korrigjuar ndonjë gjë në skuadër. Në futboll gjithmonë ka vend për të korrigjuar Kupa është tjetër gjë nga kampionati dhe ndonjëherë fatin e kualifikimit e vendos edhe një gol i vetëm, edhe pse luhen vetëm dy ndeshje”, - tha trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini për “Ora Sport”.

Elbasani shpenzoi shumë në merkaton dimërore dhe, duke parë dhe renditjen në kampionat (vendi i 7-të, 25 pikë; 16 pikë më pak se Vllaznia kryesuese) e ka Kupën objektivin vetëm të mundshëm të arritshëm.

Por për të shkuar në finalen e katërt të këtij kompeticioni duhet të nxjerrë fillimisht jashtëloje 13-herë fituesen e Kupës, Tiranën, që synon nga ana e saj fillimisht pjesëmarrjen e 30-të saj në gjysmëfinale e më pas finalen e 21-të të saj.

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›