Halimi, 20-vjecari qe befasoi ne Turneun e Maltes Halimi ka qene grumbulluar nga ekipi kombetar U/21 i Italise, qe aktualisht eshte nenkampion i Europes. Perpara thirrjes ne Kombetaren e Shqiperise, dilema per te pranuar thirrjen apo jo, nuk k

NGA GJERGJI BITRI - Roald Halimi ishte padyshim zbulimi i kombetares se minifutbollit. I thirrur ne kombetare ne castet e fundit, rezultoi te ishte lojtari me i rendesishem i skuadres kuq e zi, por edhe padyshim, lojtari me i mire i turneut, sipas te gjitha komenteve te bera nga specialiste te futsalles, gazetare e tifoze.
Halimi nuk ka mbushur ende 21 vjec, por ka fituar 1 kampionat te Serise A Italiane, nje Kupe te Italise, 2 Superkupa, dhe ka luajtur ne finalen e fundit te Liges Italiane. Ka filluar te luaje minifutboll ne nivel profesionist qe kur ishte 16 vjec. Trajneri qe e drejtonte ne ate kohe e vuri re menjehere talentin e tij te padiskutueshem dhe e afroi te luante ne nje skuader te Serise A2 (kategoria e dyte) ne Itali.
Pas dy sezoneve atje, kerkohet nga skuadra e forte e Luparenses, nje nga skuadrat me te rendesishme te Futsallen ne Itali, ku pernjehere, megjithe moshen e re, behet nje nga lojtaret kyc te skuadres. Shenon mjaft gola dhe kontribuon qe skuadra te fitoje titullin kampion e te marre pjese keshtu ne UEFA Futsal Cup (ekuivalent i Champions League). Edhe ne kete kompeticion, ai le pershtypjet me te mira, dhe skuadra eliminohet vetem ne Elite round nga ekipi i forte Rus i Ekaterinburg, qe do te shpallet me vone Kampion i Europes.
Halimi ka qene grumbulluar nga ekipi kombetar U/21 i Italise, qe aktualisht eshte nenkampion i Europes. Perpara thirrjes ne Kombetaren e Shqiperise, dilema per te pranuar thirrjen apo jo, nuk ka qene e lehte. Ai vete pranon se e quan privilegj kete thirrje, por dyzimi ka qene i forte per shkak se tanime ai s'mund te luaje me Kombetaren e Italise, qe sic dihet eshte ne majat e Futsalles Europiane e Boterore.
Ai thote se e pranoi ftesen edhe sepse prindet e tij e nxiten shume te luante per Shqiperine, por edhe duke patur parasysh rezultatin e arritur nga Kombetarja ne Turneun e meparshem. Mendonte qe Shqiperia i kishte te gjitha mundesite te fitonte turneun, duke patur parasysh edhe niveline skuadrave te tjera te grupit. Megjithate loja dhe impenjimi i skuadres nuk ishte ai qe pritej.
Ne Turneun per Eliminatoret e Europianit te Futsalles, Hungari 2010, qe u zhvillua ne Malte, Halimi ishte protagonisti kryesor i skuadres kuq e zi.Halimi ishte pika e referimit per te gjithe skuadren. Ai ka mendime mjaft interesante se si mund te permiresohet ecuria e skuadres kombetare, por kjo mund te jete objekt i nje shkrimi tjeter.
* Autori eshte ish-gjyqtar nderkombetar i FIFA-s per futbollin ne salle
E Marte, 24 Shkurt 2009