Behrami, super lojtari muskuloz

Nuk shënon (nuk e ka shijuar ende golin me ekipin Azzurro), nuk bën ekzibicione me gërshërë, gjuajtje të një lojtari klasi, goditje me take, por rendimenti i tij është i një lojtari kualitativ.
Lloj lojtari i vërtetë, jo një lojtar i gazetave dhe televizioneve, që kushtojnë shumë e më pas nuk arrijnë kurrë. Valon Behrami shprehet së bashku me muskuj dhe personalitet. Trajneri Walter Mazzarri në Cagliari e ka vendosur në mesfushë një ekip muskulor, duke hequr dorë nga klasi.
Presion, ‘vjedhje’ e topave dhe dëshira për ta nisur menjëherë aksionin Azzurr. Kjo është ajo që e veçon ish-futbollistin e Veronës, Lazios, West Hamit dhe Fiorentinës. Askush nga ai nuk ka fituar më shumë duele sesa ai në Serie A. Falë vendosmërisë së tij, Napoli prin në listën e skuadrave që kanë fituar më shumë dyluftime në fushë.
Kohë më parë luante në krahë të mesfushës, ndërsa tash e ka ndërruar idenë dhe po luan më shumë në qendër. Ka premtuar se do të luajë më mirë në qendër, edhe pse as në krahë nuk është i dobët. Në Napoli ka arritur që ta shijojë një jetë të dytë si mesfushor qendror.
Nuk do ta ekzagjeronim nëse themi se Behrami është ndër më të mirët e kampionatit italian. Fuqia, vendosmëria dhe mbi të gjitha korrektësia. Asnjë karton i kuq, pak zverdhje. Behrami e ka kapacitetin që të gabojë pak, duke dhënë siguri në tërë mesfushën, ngase pothuajse çdo kontrast arrin ta fitojë.
Ja pse me arritjen e tij, reparti defanziv i Napolit është përforcuar, përkundër largimit të Walter Garganos. Super lojtari me muskuj po i sjell fat Napolit të Mazzarrit, i cili gjendet vetëm dy pikë prapa kreut të tabelës.