E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga De Biazi te Lorik Cana, Kombëtarja uron Pavarësinë

Në ditën më të madhe të shqiptarëve, pikërisht në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, nuk mund të mungonin urimet e trajnerit dhe futbollistëve të përfaqësueses kuqezi, që shfrytëzuan si të mundnin komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale për të ndarë emocionet me të gjithë shqiptarët, në këtë ditë jubilare të krijimit të shtetit tonë. Një urim i thjeshtë dhe i sinqertë vjen nga trajneri De Biazi për ditëlindjen e 100-të të shtetit të shqiptar. Sakaq, kapiteni Lorik Cana shfaqet me nota nacionaliste: “Ka 100 vjet që ka ardhë liria, ku ka ma mirë se shqiptaria!”. Dashurinë për Shqipërinë, në një moment shumë të veçantë për të gjithë bashkëkombësit, e shpreh edhe Hamdi Salihi, i cili ndodhet në kontinentin amerikan te skuadra e DC Junitid. Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Grojther Furth në Bundesligë, shpreson që në shekullin e dytë të jetës së shtetit shqiptar të vijë edhe bashkimi i madh i kombit, duke përqafuar divizën e tifozëve kuqezi: “Një komb, një Kombëtare”. 100-vjetorin e Pavarësisë e ka uruar edhe Debatik Curri, si dhe të tjerë pjesëtarë të Kombëtares kuqezi, të cilët kanë zgjedhur pikërisht rrjetet sociale për të ndarë emocionet e kësaj dite të shënuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›