Behrami zverdhet në barazim
Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 08:51
Fiorentina e Valon Behramit ka marrë një pikë të madhe si mysafire e Napolit.
Mesfushori kosovar ishte titullar në këtë takim, derisa shtatë minuta pa përfunduar takimi është ndëshkuar me karton të verdhë.
Në këtë takim Napolit i ka munguar mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane Blerim Xhemajli, i cili ishte lënduar në ndeshjen e kaluar kundër Chievos.
Pas katër xhirove të kaluara në Serie A, Napoli ka tubuar 7 pikë sa ka edhe Fiorentina.