Nikçi shënon në humbje
Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 08:52
Goli i Adrian Nikçit nuk i ka mjaftuar Zurichut t’i shmanget humbjes nga Young Boys 1:2.
Sulmuesi kosovar, i cili ka luajtur të gjithë ndeshjen, në minutën e 51’të ka barazuar rezultatin në 1:1, por ky gol nuk mjaftoi pasi mysafirët realizuan edhe golin e dytë për t’i marr tri pikë të plota.
Titullar për Zurichun ishte edhe Admir Mehmedi, i cili në minutën e 81’të i liroi vendin Amine Chermiti. Pas dhjetë xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit zviceran, Zurich zë vendin e shtatë në renditjen tabelore me vetëm 10 pikë të tubuara.