E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seferi e mbron titullin e kampionit

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 15:09

Nuri Seferi e ka mbrojtur titullin e kampionit evropian në peshat gjysmë të rënda në versionin WBO. Boksieri profesionist shqiptar ia doli ta nokautojë në rundin e tretë belgun Tony Ingelrest, të pamposhtur deri tash, në meçin i cili u zhvillua në Gostivar të Maqedonisë.

Ky sukses e ngrit në 25 numrin e fitoreve të Seferit në 31 meçe profesioniste. Ai i kënaqi shikuesit e pranishëm në palestër duke shfaqur formë të mirë. 34 vjeçari e mban pozitën e pestë në renditjen botërore të WBO.

Synim i tij është që të ngrihet në majë të boksit botëror në kategorinë e tij. Seferi njëherësh konsiderohet edhe si ‘Tysoni shqiptar’, duke u krahasuar me legjendën e boksit, amerikanin Mike Tyson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›