E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Skenderbeut e quan te rendesishme fitoren ndaj Shkumbinit

Ndodh edhe që një fitore e rëndësishme të mos të të bëjë të fluturosh nga gëzimi dhe kështu ka ndodhur me presidentin bardhekuq. Agim Zeqo vlerëson fitoren 3-1 të Skënderbeut ndaj Shkumbinit në kampionat, por kërkon më shumë, ndërsa është mjaft interesant në kritikat që bën për gjyqtarin e takimit.

Presidenti do të kishte dashur që dy lojtarët ofensivë si Xhafaj e Muzaka të kishin shënuar, gjë që nuk ndodhi, ndërsa mendon se 4 pikët e lëna në dy ndeshjet e para, mund edhe të kushtojnë.

Ndoshta kështu duhet në skuadrën kampione. Presidenti jep shembullin se nuk mund të kënaqesh asnjëherë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›