E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart, gjatë janarit në Milan?

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 15:08

Vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Rafael van der Vaartit gjatë janarit në Milan.

Sipas tabloidit britanik ‘Mirror’, Rossonerët kanë bërë gati 15 milionë euro për mesfushorin e Tottenhamit.

28 vjeçari, i cili kishte arritur në White Hart Lane në vitin 2010 nga Real Madridi, duket se nuk bën pjesë në planet e menaxherit Harry Redknapp, i cili shpesh luan me taktikë 4-4-1-1, gjë që nuk i përshtatet fort futbollistit ‘Orange’. Van der Vaart ishte lojtari kyç i ekipit londinez sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›