E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ndal Baselin

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 08:53

Milaim Rama i ka dhuruar një pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij Thunit, e cila barazoi 1:1 në shtëpi përballë kampionit aktual të Zvicrës, Basel.

Sulmuesi kosovar në minutën e 70’të është inkuadruar në lojë, derisa nëntë minuta pa përfunduar takimi ka realizuar golin e barazimit.

Titullar për Thunin ishte mbrojtësi shqiptar Muhamed Demiri, i cili në minutën e 80’të i liroi vendin Andreas Wittwer.

Ndërsa për Baselin në këtë takim titullar ishin tre futbollistët kosovarë; Xherdan Shaiqir dhe vëllezërit Granit e Taulant Xhaka. Madje ky i fundit asistoi te goli i Marco Strellerit. Me këtë barazim, Baseli ka 16 pikë, derisa Thuni gjashtë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›