E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja: Aleatet ekstremiste po e cojne ne gremine PS Rozeta Rapushi

Mazhoranca paralajmeroi dje, kreun e opozites Edi Rama, se nese vijon te mbeshtetet tek idete ekstremiste dhe radikale te aleateve te tij, do te deshtoje politikisht. Deputeti demokrat, Fatos Beja, ish-kryetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, aktualisht kryetar i Komisionit te Jashtem parlamentar, qe dy dite me pare, kritikoi ne teresi kerkesen e PS-se, per hetimin e zgjedhjeve, tha dje se zerat ekstremiste te partive te vogla politike te majta po e terheqin PS-ne drejt "gremines". "Aleatet s'jane ne Parlament dhe nuk marrin dot qofte dhe nje komune ne zgjedhjet lokale. Edi Rama do te deshtoje politikisht nese vijon te mos mbeshtetet tek forca e partise qe drejton, por tek idete ekstreme te aleateve, per te bllokuar zgjedhjet vendore",-tha dje Beja. Sipas tij, aleate e majte, jo vetem qe nuk jane ne Parlament, por jane dhe te pazote per te marre qofte dhe nje kryetar komune ne zgjedhje vendore. Nga ana tjeter, duke komentuar ngercin politik qe po zgjat ende, ndonese nga zgjedhjet e fundit kane kaluar me shume se nje vit e gjysme, Beja ne asnje rast mazhoranca nuk ka qene kunder hetimit. "Nuk eshte e vertete qe PD ka qene kunder hetimit, i vetmi kusht eshte qe te jete brenda ligjit dhe Kushtetutes te vendit. Me vjen keq qe ka nje vit e gjysme, qe diskutohet jashte ligjit dhe Kushtetutes. Ngritja brenda Kushtetutes dhe ligjeve ne vend, eshte me e lehta",-tha dje Beja. Sipas tij, deri me sot nga qendrimi i opozites, u provua gjate kesaj kohe, se rruga e presioneve dhe e berjes keq ndaj qeverise, mazhorances dhe shqiptareve nuk eshte produktive. Nisur dhe nga eksperienca e tij e meparshme ne krye te Komisionit te Ligjeve, Beja deklaron se nuk eshte mazhoranca ajo qe ka penguar ngritjen e komisionit hetimor, por opozita e cila per me shume se nje vit e gjysme, nuk vepron ne institucione dhe ne rruge ligjore, duke shperfillur keshtu edhe fuqine qe do t'i jepte grupi i madh parlamentar. Kerkesa e opozites u diskutua vetem dy dite me pare ne Komisionin e Ligjeve. Deputetet e Partise Socialiste, thane se kerkesa e tyre ishte kushtetuese dhe produkt i negociatave politike dhe se pranimi i saj do te zgjidhte krizen politike. Por demokratet, e vleresuan antikushtetuese objektin e komisionit hetimor, pasi sipas tyre kerkohej hetim mbi dyshime dhe jo mbi fakte. Po ashtu, antiligjore u cilesua dhe menyra se si Partia Socialiste kerkonte te fitonte shumicen ne komision, duke i dhene kryetarit te drejten e 3 votave. Demokratet premtuan realizimin e shumices faktike per opoziten ne komision, duke terhequr ne momentet e votimit dy anetare te demokrateve, angazhim ky qe deri tani nuk ka fituar besimin e socialisteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›