Financat: Vizat do sjellin zhvlerësim te lekut

Përtej efekteve pozitive qe do te sjellë liberalizimi i vizave, Ministria e Financave pranon se ne periudhën ne vijim pritet te kemi një zhvlerësim te monedhës vendase. Gjate diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2011, drejtori i makro-ekonomisë ne këtë ministri, Endrit Lamaj pohon se zhvlerësimi nuk do te jete i madh. Ndërsa kërkesa për euro do te rritet për shkak te lëvizjeve qe do te bëjnë shqiptaret jashtë vendit. Megjithatë përtej këtij efekti te përkohshëm, qeveria parashikon një rritje te larte ekonomike. Mendoj se zhvlerësimi do te jete i moderuar, ndaj dhe për 2011 parashikojmë te njëjtin kurs zyrtar si atë te 2010, një euro 139 leke. Shqiptaret do lëvizin ndaj dhe do kemi një efekte negative," shprehet Lamaj. Ndërsa nënkryetarja e komisioni te ekonomisë Mimi Kodheli deklaron se rritja ekonomike prej 5.5% duket një mision i pamundur, pasi te gjithë treguesit makroekonomik nuk e garantojnë këtë, çka sipas saj bën qe buxheti te jete me shume një draft elektoral. Qeveria parashikon qe ne 2011 te privatizoje disa kompani, siç janë "Albpetrol", ajo e sigurimeve "Insig" dhe disa nga aksionet e mbetura ende shtetërore ne kompanitë e madhe. Paratë qe do te përfitohen nuk janë parashikuar ne buxhetin e vitit 2011, çka për qeverinë do te thotë se ato do te mund te përdoren për çdo skenar negativ qe do te sillte viti ardhshëm.
Shpërndaje