Kërkesa e CEZ-it për rritje të çmimit të energjisë

Tre kompanitë energjetike kane aplikuar për te rritur çmimin energjisë elektrike për vitin 2011 me afro 12 %. Korporata elektroenergjitike, ajo e transmetimit si dhe CEZ Shpërndarja i kane paraqitur zyrtarisht entit rregullator arsyet pse kërkojnë ketë rritje. Sipas tyre, investimet ne rrjet, norma e inflacionit si dhe detyrimet e mëdha qe kane ndaj te tretëve janë arsyet kryesore. "Ne kërkojmë qe rritja te jete 0.98 leke për kilovat/ore. Dhe arsyet pse e kërkojmë këtë janë për te mbuluar normën e inflacionit si dhe investimet ne rrjet. Pra ne duhet te vendosin sot se sa do te investojmë për vitin e ardhshëm" eshte shprehur Josef Memecek, drejtor i "Cez shperndarja". Kjo do te thotë se ne rast se një kërkese e tille do te pranohet, atëherë çmimi mesatar i energjisë elektrike nga 9.53 qe është aktualisht do te shkoje ne 10.51 leke për kw/ore. Por enti rregullator, institucioni i cili do te vendose se sa do te jete rritja, pritet qe te japë vendimin e tij ne datën 7 dhjetor. Fakti qe rritja e çmimit përket ne një vit zgjedhor, ajo qe mbetet për tu pare është se si do te jete vendimi përfundimtar.
Shpërndaje