Farina: "Marti, si plan per pengim bisedimesh"
Interviste me deputetin italian Renato Farina, Komisioner per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Evropes: "Alarmi i Dik Marti, demton perpjekjet per bisedimet dhe marreveshjet per marredheniet ne Ballkan"
Argumenti i dites eshte ceshtja e"Marti". Ju jeni anetar i grupit per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Evropes ku ben pjese edhe senatori Dik Marti. Sipas jush, pse deklarata e tij u be pikerisht ne kete kohe kur pritet te fillojne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise?
Pyetja prek nje pike shume delikate. Dik Marti ka kerkuar ta beje te njohur kete raport dhe votimin e rezolutes, sepse sapo kishin mbaruar votimet ne Kosove dhe nuk donte te ndikonte ne kete proces. Problemi i ketij raporti eshte se leshon nje alarm. E ky alarm sipas meje eshte i motivuar, por eshte absolutisht e gabuar per mendimin tim, te hidhen akuza te drejtperdrejta kunder qeverive legjitime, sepse demton rende perpjekjet per bisedimet dhe marreveshjet qe jane ne proces per te rregulluar marredheniet ne Ballkan. Pra demton paqen. Une besoj se nuk duhet ta hedhim femijen bashke me pelenat, kurse ne rastin e Dik Martit eshte hedhur edhe femija se bashku me pelenat.
Nuk eshte hera e pare qe senatori Dik Marti mban qendrime kunder shqiptareve! Ne kete kontekst sa i besueshem eshte raporti i tij?
Dik Marti eshte nje personazh shume autoritar. Ai eshte i famshem mbi te gjitha si prokuror. Gjate konferences se shtypit eshte mburrur se ka arritur te denoje disa persona ne Zvicer pa pasur prova, por vetem nepermjet gjurmeve, sepse eshte shume i afte per te bindur. Une nuk besoj se eshte kunder shqiptareve dhe nuk mund ta them kete.
Kete mund ta thoni ju shqiptaret, edhe sepse ai ka bere rezoluta kunder Italise e kunder qeverise italiane per sa i perket grabitjes se Imamit Abuamar qe ka qene edhe ne Tirane, ku ka akuzuar qeverine italiane per fshehjen e te vertetes, gje qe une e kam denuar, se eshte nje akuze false. Ai ka hetuar edhe kunder Rusise ne Ceceni, pra eshte nje person protagonist, megjithese ka nje defekt, pasi ka nje sistem policor per te kryer hetimet, meqenese ka qene prokuror dhe gjyqtar. Dik Marti eshte nje personazh shume autoritar, atij i pelqen te shfaqet para kamerave. Me akuza kaq te forta, gjithe bota e medias i drejtohet atij. Une i kam thene Dik Martit, se ai po i ngre vetes kultin e personalitetit, ndersa ai me eshte pergjigjur se nuk eshte faji i tij. Mendimi im eshte qe shqiptaret mund te jene te hapur ndaj cdo lloj hetimi. Une jam befasuar nga nje gje, ne Paris, kur kemi votuar rezoluten, nuk ishte asnje shqiptar, kur ne komision bejne pjese edhe deputetet Idrizi dhe Gjiknuri. Ata e kane pasur kete dokument qe te dielen ne darke.
Si ka mundesi qe nuk ka pasur asnje reagim nga ana e tyre?
Ata kane qene te ftuar dhe nuk moren pjese. Une pyes perse? Dua te shtoj edhe dicka tjeter. Ne komisionin e te drejtave te njeriut, kemi votuar me unanimitet jo denimin e Shqiperise dhe Kosoves. Eshte shume e rendesishme te theksohet kjo, por kemi votuar kerkesen per nje hetim kombetar dhe nderkombetar. Pjesa e akuzave nuk eshte votuar, pasi eshte nje gje qe i perket Dik Martit dhe dokumenteve te tij. Per sa u perket akuzave ku citohet emri i Thacit, ku akuzohet edhe qeveria socialiste qe ishte ne pushtet ne vitin 1999, si bashkepunetore, nuk eshte votuar. Kemi qene te pranishem vetem 27 deputete, perfaqesues te vendeve te ndryshme te Evropes kur kemi votuar. Ne italianet dhe perfaqesuesit turq kemi kerkuar te shtyhet procesi i votimit, ndersa vendet e tjera nuk ishin dakord dhe kerkuan te votohej menjehere. Ne ishim kunder, sepse e kemi pasur raportin ne dore vetem dy dite perpara, dhe ne dy dite ishte e pamundur te hyje ne thellesi. Per rezoluten kerkohet votimi i gjithe Asamblese se Keshillit te Evropes qe do te mblidhet te marten e fundit te janarit, ku une do te propozoj ndryshimet.
Teme tjeter aktuale eshte se pas shume pritjesh, qytetaret shqiptare realizuan endrren per levizjen e lire ne hapesiren "Shengen". Ju e konsideroni nje dhurate, apo vleresim per arritjet e Shqiperise?
Shqiperia ka bere perparime te medha. Une kam qene ne Shqiperi disa here gjate 15- viteve te fundit dhe me duhet te theksoj se klima sociale dhe progresi i Shqiperise e meritojne vleresim e Evropes. Ne italianet vleresojme edhe faktin qe Shqiperia ka firmosur marreveshjen per te luftuar trafikun klandestin te mjeteve lundruese dhe e ka respektuar plotesisht ate, ndaj ne Parlamentin Evropian jemi ne anen e Shqiperise. Perkrahim integrimin evropian te saj dhe besoj se eshte nje proces i drejte edhe per faktin se vendet e tjera ballkanike, e kane pasur kete mundesi, ndersa nuk kuptohet perse i eshte mohuar Shqiperise.
Partia Socialiste tashme ka pranuar t'i bindet rezolutes se Keshillit te Evropes per transparencen e zgjedhjeve qe u votua ne Janarin e ketij viti. Perse ka ardhur gjithe kjo lufte politike dhe sipas jush, a eshte kjo nje kohe e humbur?
Nje kohe e humbur dhe nje lufte propagandistike personale per te krijuar imazhin e te fortit dhe te fuqishmit, per te dobesuar qeverine shqiptare ne menyre te padrejte. Une kam qene vezhgues i zgjedhjeve ne Shqiperi per llogari te Keshillit te Evropes dhe nuk jane konstatuar parregullsi. Jam i kenaqur qe me ne fund eshte pranuar rezoluta e Keshillit te Evropes per transparencen e zgjedhjeve, ku eshte e rendesishme te themi se lufta e deritanishme, ka qene propagandistike.
Intervistoi: Tom Thercaj