E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate për projektbuxhetin

Ndonëse qeveria parashikon 500 milion $ për punët publike ne infrastrukture gjate vitit 2011, opozita shprehet skeptike se fondet e detajuara për projektet nuk mjaftojnë për përfundimin e veprave madhore. Gjate diskutimit ne komisionin e ekonomisë mbi investimet qe do te kryhen vitin e ardhshëm, opozita ka debatuar me mazhorancen për projektet konkrete, pasi sipas deputetit Erion Brace, paratë e përcaktuara mjaftojnë vetëm për te prere shiritat. "Keni parashikuar vetëm 5 milion leke për rrugën Tirane-Elbasan, ndërkohë qe kjo nuk është kostoja e rrugës, me to do prisni vetëm shiritat. Edhe fondin për pagat e keni me te ulet se një vit me pare, këtyre nuk i thonë investime," u shpreh Brace. Ndërsa ministri i Punëve Publike, Sokoll Olldashi, duke raportuar ne kuvend si kreu i institucionit i cili do te marre fondet me te mëdha te buxhetit, u shpreh se rrugët dhe kanalizimet janë dy prioritetet e viti qe vjen. "Vitin qe vjen përfundon kanalizimi i tiranes, ne bregdet thuajse ka mbaruar, e do te vijojmë me ndërtimin e rrugëve," tha ai. Përveç fondeve buxhetore qeveria ka planifikuar qe vepra te mëdha publike siç është rruga Tirane-Elbasan te mund te realizohen edhe me financime te huaja. Çka do te thotë se qeveria kërkon ndihmën e BERZH, Bankës Evropiane te Investimeve, apo institucione te tjera ndërkombëtare për te përfunduar projekte te tilla.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›