Spahiu: Hiqni imunitetin e gjyqtareve
Tirane- Imuniteti i gjyqtareve per t'i hetuar per korrupsion, nuk duhet te jete nje tabu. Keshtu ka deklaruar dje, gjate nje konference zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Konferenca me teme "Per nje drejtesi me transparente te Efektshme dhe te Pergjegjshme ne Shqiperi", u organizua nga mision USAID ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise dhe KLD. Ne konference moren pjese kryetare dhe kancelare gjykatash nga i gjithe vendi, perfaqesues te shoqatave profesionale ne fushen e drejtesise nga shoqeria civile dhe media. Pjesemarresit diskutuan mbi sfidat dhe mundesite me te cilat ballafaqohet sot sistemi i drejtesise ne vend, si dhe u prezantua programin e ri i USAID, per forcimin e sistemit te Drejtesise ne Shqiperi. Kreshnik Spahiu, zevendeskryetari i KLD-se, gjate fjales se tij pohoi se imuniteti i togave te zeza eshte nje tabu qe duhet te thyhet. "Imuniteti eshte kthyer ne nje tabu i cili duhet thyer. Shfrytezoj rastin per te dhene dy mesazhe per Kuvendin, qe ka ardhur momenti qe imuniteti i gjyqtareve nuk mund te kthehet ne nje tabu, e cila shpeshhere shperdorohet dhe pengon organin e akuzes te beje hetime ne gjyqesor", deklaroi Spahiu. Me tej, ai perseriti te njejten kerkese, duke thene se krijimi i Gjykates Administrative ne vend, eshte nevoje imediate dhe se standardet e gjyqesorit jane nje e drejte qe duhet t'iu jepet qytetareve. "I bej thirrje Kuvendit, per te gjetur mundesine dhe vullnetin politik per te miratuar projektligjin e miratuar nga Ministria e Drejtesise per ngritjen e Gjykatave Administrative", deklaroi Spahiu. Shume ligje, tha ai, mbeten ende peng i mungeses se pjesshme te vullnetit politik sic eshte Gjykata Administrative qe eshte nje nevoje imediate per Shqiperine. Ai tha se ka pasur kritika per pamjaftueshmeri profesionale te gjyqtareve. Nga ana tjeter ministri i Drejtesise, Bujar Nishani ka vene theksin ne vazhdimin e reformave ne sistemin e drejtesise. Kreu i misionit USAID ne Shqiperi, Joseph C. Williams ritheksoi angazhimin e qeverise se SHBA, per te vazhduar ndihmen per forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes demokratike ne Shqiperi.
R.Caushaj