E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja: Duhen ambiente të reja sepse shkollat janë të mbipopulluara

"Këtë vit shkollor, rreth 307 shkolla të arsimit parauniversitar në rang vendi, e kryejnë mësimin me dy turne", deklaroi sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja në mbledhjen e komisionit kuvendor te edukimit. Për të normalizuar gjendjen për shkak të mbipopullimit të klasave, ministri Beja kërkoi ambiente me qera, kryesisht për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë. Sipas tij, mjaft problematike paraqitet situata në qytetin e Tiranës dhe në rrethinat e tij si Kamëz e Qesarakë, ku mësimi kryhet jo me një e dy, por me tre turne. Beja duke u ndalur në çështjet e liberalizimit të universiteteve, u shpreh se për to kërkohet dyfishimi i godinave dhe i stafit pedagogjik. Ministri ka mbështetur hapjen e 20 universiteteve private, ku po studiojnë rreth 9 mijë studentë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›