Zgjedhja e Presidentit te ri
E merkure 23 Maj 2012 1423
JOZEFINA TOPALLI ME EUGEN WOLLFARTHProcesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes do te celet zyrtarisht diten e enjte ne 24 maj qe perkon me afatet kushtetuese pra 60 dite para mbarimit te mandatit te presidentit Topi.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli duke iu pergjigjur interesit te medias tha se Konferenca e Kryetareve do te mblidhet neser per te caktuar daten e raundit te pare te votimit. E perfolur mediatikisht si nje nga emrat e mundshem per te zene postin e kreut te shtetit megjithese asnjehere nuk e ka artikuluar vete kete ambicie zonja Topalli permes batutash la te kuptohet se ka interes per presidencen. Por ajo e konsideroi nje sfide per parlamentin kete proces. Ndersa nderkombetaret theksojne rendesine e zgjedhjes se nje presidenti mbi palet. Zv/ambasadori gjerman solli shembullin e vendit te tij ku kreu aktual i shtetit u votua edhe nga radhet e opozites. Pas mbledhjes se krereve te grupeve kuvendore data e votimit te pare pritet te jete 31 maji. Por parlamenti ka ne dispozicion edhe 4 raunde te tjera vec tij cka do te thote qe nese palet nuk gjejne nje emer me kompromis presidenti mund te zgjidhet edhe me 71 vota.
Komente
Facebook