E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Gjermani: Dua të bëja më shumë ndryshime si kryeministër

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Gjermani, ku zhvilloi një sërë takimesh me krerë të lartë të politikës vendase. Më pas ai mori pjesë në takimin me temë Kurajoja për të krijuar.

Rama në fjalën e tij e konsideron veten si një të huaj që viztion Gjermaninë.   Jam vizitor i një vendi të dyndur nga probleme thuajse mbytëse për tu vështruar. Dhe po, sikur të mos mjaftonte kjo, jam dhe politikan në një kohë kur ky profesion ngjan si dy pika uji me atë të një shitësi makinash të përdorura, shprehet Rama.

Rama gjatë fjalës së tij ka krahasuar veten me disa liderë botrorë duke thënë se vendi nga vijmë është përcaktues për një figurë politike.

Rama ka treguar edhe për sfidat që ka kaluar gjatë kohës që ka qenë në krye të bashkisë. Unë kam qenë për 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit tonë. U përballëm me shumë sfida dhe arti ishte pjesë e përgjigjes. Dhe në fillim fare, emri im u lidh me dy gjëra: shembjen e ndërtimeve të paligjshme për të rifituar hapësirën publike dhe përdorimin e ngjyrave për të rikthyer shpresën që kishte humbur në qytetin tim. Por përdorimi i ngjyrave nuk ishte thjesht një gjest artistik. Por ishte një formë e aksionit politik në kushtet kur buxheti i qytetit që kisha në dispozicion pasi u zgjodha shkonte deri në zero pikë diçka, ka thënë Rama.

Kryesocialisti ka thënë se institucionet ndërkombëtare kanë investuar shumë në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetëve, por jo të gjitha këto para janë shpenzuar siç duhet. Kur i thashë drejtorëve të Bankës Boterore se doja që të financonin një projekt për të ndërtuar një sallë model pritjeje për qytetarët pikërisht për të luftuar korrupsion e përditshëm, s më kuptuan. Por njerëzit prisnin në një radhë të gjatë nën shi e diell për të marrë një certifikatë a një përgjigje të thjeshtë në dy dritaret e vockla të dy kioskave prej teneqeje. Paguanin për të kapërcyer radhën e gjatë. Kërkesa e tyre varej nga një zë që vinte prej dritares së errët dhe nga një dorë misterioze që zgjatej për të tërhequr dokumentat, ndërkohë që kërkonte mes fletëve për bakshishin, u shpreh Rama.

Rama thotë se korrupsioni i administratës shtetërore në vende si Shqipëria nuk më takon mua të them edhe si Greqia mund të luftohet vetëm përmes modernizimit. Rishpikja e qeverisë duke rishpikur vetë politikën, kjo është zgjidhja, dhe jo rishpikja e njerëzve bazuar në receta të gatshme, që bota e zhvilluar kërkon rëndom pa sukses tia imponojë njerëzve si ne.

Kryesocialisti  Rama ka thënë ndër të tjera se politika nuk është vetëm për liderët. Nuk ka të bëjë vetëm me politikanët dhe ligjet. Ka të bëjë me mënyrën sesi mendojnë qytetarët, me mënyrën sesi ata shohin botën që i rrethon, si përdorin kohën dhe energjinë e tyre.

Unë dua të bëj më shumë ndryshime si kryeministër i vendit tim. Por ndryshimin mund ta bëjë edhe çdonjëri prej jush, nëse vendosni ta bëni këtë, është shprehur kreu i opozitës. /Eljona Lata/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›