Beja: Qëndrimi i opozitës nuk pengon proceset integruese
Klima në vend nuk është e pëlqyeshme, por për kryetarin e komisionit të jashtëm Fatos Beja, as vizat dhe as integrimi në Bashkimin Europian, nuk mund të pengohen nga politikat e opozitës brenda ose jashtë parlamentit. Beja, gjatë një interviste për Alsat, deklaron se nën monitorimin e Brukselit, Shqipëria i ka përmbushur kriteret kryesore për të mos rrezikuar bllokimin e qarkullimit të lirë në muajt e ardhshëm.
“Janë të gjitha gjasat që të ecet përpara dhe të realizohet tërësisht liberalizimi i vizave brenda periudhës së përcaktuar. Unë jam i bindur që në pak muaj ne do ta arrijmë këtë punë sepse janë realizuar detyrimet që kishte qeveria shqiptare për procesin e liberalizimit të vizave. Klima nuk është e pëlqyeshme, por nuk pengon dot integrimin e Shqipërisë” tha Beja.
Por për ish- nënkryetarin e kuvendit, vullneti mirë për këto dy procese nuk duhet të mbetet thjesht në nivel deklaratash.“është mirë që të gjitha forcat politike, sikurse janë shprehur në favor të integrimit të punojnë për integrimin. Shqipëria do të ecë përpara dhe është mirë që të ecim bashkarisht” tha Beja.
Vëmendja e intensifikuar e ndërkombëtarëve këtë periudhë, shoqëruar me deklarata dhe vizita, sipas Fatos Bejës ka pasur si lajtmotiv rikthimin e të majtëve në kuvend.“E veçanta në gjithë këtë periudhë ka qenë mungesa e PS për 6 muaj në parlament. Kjo nuk ka qenë e pëlqyeshme për procesin integrues. Kjo ka krijuar një shqetësim edhe tek komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi. Në këtë kontekst vëmendja është e natyrshme, e kuptueshme. Futja dhe betimi i deputetëve socilistë shmangu një krizë më të thellë” tha Beja.
Në kuadër të zgjidhjes së krizës politike në 19 mars në Tiranë pritet të vijë dhe komisioneri europian për zgjerim Fule. Nuk dihet ende axhenda e takimeve të tij, por vizita vjen një ditë pas votimit në kuvend të dyprojektligjeve të socialistëve.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 mars 2010 ) < I mëparshmi