E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beja Rregullorja e Kuvendit e vitit 2005 e standardeve me te mira

Rregullorja e Kuvendit e vitit 2005 është e standardeve më të mira, deklaron Fatos Beja, në një kohë që socialistët kanë ndërmarrë një nismë për kthimin mbrapsht të disa ndryshimeve të bëra nga mazhoranca.

Si deputet i vjetër, por dhe bashkëkryetar i hartimit të rregullores së Kuvendit, Beja sjell në vëmendje faktin se zhvillimi i diskutimeve jashtë rendit të ditës në fund të seancës, është praktike e çdo seance apo mbledhje kudo, jo vetëm në Shqipëri.

Modeli, në këtë rast, kjo rregullore është në test përballë kohës dhe zhvillimeve që ajo sjell.

Në këtë kontekst, Beja sqaron se në legjislativin shqiptar 60 minutëshi u vendos që deputetët të ngrinin shqetësime për zonat e tyre elektorale dhe u listua si pika e parë e seancës plenare në mënyrë që problematikat që deputetët ngrinin, të dëgjoheshin nga kolegët dhe ministrat përkatës.

Që nga 2009-a, situata ndryshoi, Beja thekson se diskutimet e lira dolën jashtë objektit, teksa opozita i shfrytëzoi ato për të bllokuar seancat plenare, kjo deri para pak muajsh, kur mazhoranca vendosi të mos toleronte më tej, duke i zhvendosur ato në fund të seancës.

Beja tha se do të jenë grupet politike që do të marrin në shqyrtim propozimet që opozita do të sjellë, për të verifikuar në radhë të parë përputhshmërinë me standardet.

Por sipas tij, kompromisi nuk mund të ndërtohet me veprime kushtetuese me të cilat Rama po e kërkon.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›