E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, përfshihen në rend dite disa ligje që kërkojnë 84 vota

Për herë të parë pas dy vitesh do të përfshihen në seancën plenare nismat ligjore që kërkojnë 84 vota.
 

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar në faqen e tij në internet rendin e ditës për seancën e nesërme plenare ku në kalendar janë përfshirë për votim një pjesë e madhe e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash.
 

Sipas faqes zyrtare të Kuvendit bëhet fjalë për katër nisma legjislative që synojnë të ndryshojnë disa kode të rëndësishme si kodin penal, detar, rrugor, hekurudhor, civil si dhe atë ajror.
 

Ndërkohë në këtë listë mungon ligji për gjykatën Administrative, i cili me konsensusin e të dyja palëve u shty seancën e kaluar.
 

Nga ana tjetër opozita dy ditë më parë kërkoi tërheqjen e të gjitha projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, duke paralajmëruar mosvotimin e tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›