Beja: Shkollat e Tiranës janë financuar nga Qeveria
Pjesë e debatit në distancë mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, dhe Kryeministrit Berisha në lidhje me investimet në shkollat e kryeqytetit është bërë dhe Ministria e Arsimit.
"Lidhur me deklaratën e bërë dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, MASH saktëson se shkollat që po ndërtohen në Bashkinë e Tiranës që prej vitit 2005, janë financuar nga një marrëveshje kredie e nënshkruar nga Këshilli i Ministrave dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB)", u shpreh zëdhënësja e ministrisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, shuma e dhënë nga marrëveshjet e qeverisë me këtë bankë, bashkia ka përfituar 18 milionë dollarë, ndërsa duhet të kishte përfunduar disa nga shkollat e planifikuara për rikonstruksion. "Falë kësaj kredie, që përfshin ndërtimin e 7 shkollave të reja dhe rehabilitimin e 12 të tjerave në kryeqytet, Bashkia e Tiranës është financuar me një shumë prej 12.4 milionë euro dhe nga qeveria shqiptare me një shumë prej 6. 2 milionë euro. Në total, financimi i qeverisë shqiptare për Bashkinë e Tiranës është 18. 6 milionë euro. Afati i ndërtimit të këtyre shkollave ka qenë 2005-2007, por ajo është shtyrë për në vitet 2006-2008. Brenda kësaj periudhe trevjeçare janë në përfundim të procesit të rehabilitimit 12 shkolla (në rikonstruksion) dhe deri tani nuk është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Arsimit Tiranë, asnjë shkollë e re", sqaron Ministria e Arsimit në reagimin e saj.