Pushimet, shteti në duart e Pollos
Shteti shqiptar ndodhet sot në duart e Genc Pollos. Zëvendëskryeministri sapo mori detyrën e re, ka marrë dy ditë më parë fatet e vendit, pasi vetëm ai ka mbetur në krye të tij.
Aristir Lumezi
Edhe pse Kushtetuta kërkon që njëri nga tre drejtuesit e lartë të shtetit të jetë në detyrë, edhe kësaj radhe asnjë prej tyre nuk ndodhet në Shqipëri. Presidenti i Republikës, Bamir Topi ndodhet për pushime në Itali bashkë me familjen. Po ashtu dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet me pushime në Kroaci,ndërsa kryeministri Berisha ndodhet që prej dy ditësh në Pekin për të asistuar në ceremoninë inauguruese në lojërave olimpike "Pekin 2008". Edhe pse nuk është hera e parë që ndodh një "eksod" i tillë krerësh të shtetit, vendi mbetet sërish nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, madje në një periudhë e cila konsiderohet aspak e qetë, kur kujtojmë stinën e zjarreve apo shtimin e popullsisë në vend për shkak të sezonit turistik dhe kthimit në atdhe të një numri të madh emigrantësh. Rastet precedente të zbrazjes së posteve të larta shtetërore nga drejtuesit e tyre ishin në maj të vitit të shkuar, kur si Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu ashtu dhe Kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli ishin me punë jashtë shtetit. Ish -presidenti i Republikës, Moisiu, ishte në Çeki, në Samitin e 14-të të presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, Kryeministri Berisha ishte për një vizitë zyrtare në Bruksel, pjesëmarrës në takimin përmbyllës për ciklin e 8-të të Planit të Veprimit për anëtarësim (MAP) për Shqipërinë, ndërsa kryetarja e Kuvendit Topalli, ishte në Bari të Italisë në një konferencë mbi investimet dhe ligjshmërinë në Shqipëri. Por eksodi politik i krerëve të shtetit ndodhi sërish në janar të 2006, kur të tre drejtuesit më të lartë të shtetit ishin pjesëmarrës në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Kosovës.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Pekin në kuadër të olimpiadës "Pekin 2008", u takua dje me Ministrin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Wang Jiarui dhe me përfaqësues të lartë të kësaj ministrie, në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, në ambientet e Asamblesë Popullore të Kinës. Ministri i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Ëang Jiraui u shpreh se është një mik i vendit tonë dhe se shihte një Shqipëri mjaft të zhvilluar nën lidershipin e Kryeministrit Berisha. Ai vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare veçanërisht në fushën ekonomike, ku Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera. Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, Kryeministri Berisha shprehu dëshirën për të pritur Kryeministrin e Kinës, Ëen Jiabao në Shqipëri. Kryeministri Berisha ftoi investitorët kinezë të investojnë në Shqipëri për të shfrytëzuar potencialet e pashtershme natyrore, duke garantuar se qeveria shqiptare do të mbështesë dhe lehtësojnë iniciativat e tyre. Nga ana e tij, Ministri Jiarui shprehu angazhimin për të nxitur investimet kineze në vendin tonë në të gjitha fushat e zhvillimit. Po dje Kryeministri Berisha takoi sportistët e ekipit olimpik shqiptar, të cilëve u uroi suksese në gara.